You are here
Home > Futboll Bota > Flamuri shqiptar në stadium dhe Erald Lakti, Arsenali me fitore fyese ndaj Fiorentinës

Flamuri shqiptar në stadium dhe Erald Lakti, Arsenali me fitore fyese ndaj Fiorentinës

Arsenali ka fituar pastër ndaj Fiorentinës në “International Championship Cup” me rezultatin 3-0. Një fitore fyese mund të quhet kjo e anglezëve dhe rezultati nuk ka shumë të bëj për etiketimin në fjalë. Me formacionin që Emeri hodhi nga minuta e parë, nuk mund të dallohej lehtë nëse flitej për Arsenalin apo akademinë e saj.

Vetëm prania e Mustafit të jepte një ide më të qartë për t’u afruar me të vërtetën, pasi gjithë pjesa e mbetur ishin vetëm të rinjë. Shumë më ndryshe nga Fiorentina që i besoi më të mirëve dhe doli nga stadiumi e mposhtur në çdo aspekt.

Diferenca vërtet të mëdha mes dy skuadrave, madje më shumë edhe sesa ato që mund të imagjinoheshin. Në këtë përballje ka luajtur për 7 minuta edhe mesfushori shqiptar, Erald Lakti. Nisur nga prania e këtij futbollisti, por pa harruar Granit Xhakën dhe Shhkodran Mustafin, në stadium dhe më saktësisht në cepin pas portës ndodhej i varur flamuri shqiptar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top