FK Partizani transferon Alban Sulejmanin nga Legia e Varshavës

FK Partizani nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me Alban Sulejmanin. Mesfushori i talentuar 19 vjeçar, i cili ka qenë pjesë e Legias së Varshavës, ka firmosur sot një kontratë 4 vjeçare me 15- të herë kampionët e vendit. 
Sulejmani në rolin mesfushor i avancuar njëkohësisht është edhe kontigjent i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë. 

Prezantimi i Alban Sulejmanit do të bëhet në fillim të javës së ardhshme.

About the author

GALERIA