FK Partizani reagon pas vendimit të CAS

FK Partizani ne facebook ka postuar nje reagim pas zyrtarizimit te denimit te KF Skenderbeut nga CAS.

“Pas zyrtarizimit të dënimit të KF Skënderbeut, për paracaktim të rezultateve, referuar vendimit të sotëm të CAS, klubi i Partizanit pret një qëndrim nga ana e FSHF-së, duke parë edhe reagimet që kanë mbajtur Federata të tjera demokratike të Europës, në raste të ngjashme. Sot, futbolli shqiptar u njollos zyrtarisht nga organizmat drejtuese të futbollit në kontinent. Ndihemi të hidheruar që asnjë ekip shqiptar nuk do përfaqësohet në Champions League, për shkaqe anti-futbollistike”.

About the author

GALERIA