You are here
Home > Futboll Bota > Fjalët e legjendës së Bullgarisë, Berbatov: Kosova na shënoi gola tipik të futbollit, kjo më shqetëson

Fjalët e legjendës së Bullgarisë, Berbatov: Kosova na shënoi gola tipik të futbollit, kjo më shqetëson

Kosova arriti të fitonte me rezultatin 3-2 ndaj Bullgarisë, duke i surprizuar të gjithë me pikët e marra dhe lojën e zhvilluar në transfertë. Vendasit ishin ata që u shokuan më së shumti pas ndeshjes, pasi nuk ishin përgatitur për një Kosovë të tillë.

Në lidhje me këtë ndeshje, ka folur edhe legjenda e Bullgarisë, Berbatov. Pikërisht sulmuesi që ishte i papërmbajtshëm para zonës kundërshtare në kohën e tij dhe ka luajtur me Manchester United, ka vlerësuar dardanët për mënyrën e realizimit të golave.

“Kosova nuk e lejojë Bullgarinë që të fitonte dhe ishte më mirë e pozicionuar, duke kërkuar fitoren. Nuk ishte kënaqësi, por fakti ishte se ata ishin superior ndaj nesh. Kjo është më shqetësuese, kanë shënuar gola tipik futbolli dhe vetëm një prej tyre ishte për fajin tonë. Tani trajneri ynë do të përballet me shumë pyetje të pakëndshme”, ka thënë Berbatov. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top