Fiorentina ndal Lazion, Strakosha mposhtet vetëm nga penalltia…

Teknologjia VAR u duk se do të ishte një risi në kampionatin italian por në thuajse çdo raste që ka qenë prezente kanë ndodhur jo pak debate e kundërshtime.

Skuadra kryeqytetase e lacialëve po udhëhiqte me rezultatin minimal 1-0 në “Olimpico” ndaj Fiorentinës. Por fatin do e tradhëtonte pikërisht në fund të takimit. Atëherë kur pritej vetëm vërshëllima e arbitrit, ky i fundit drejtin gishtin nga pika e bardhë e penalltisë në favorë të miqëve. 

Lazio u tregua në lojën e mbrëmshme më kërkues, ndonëse goli i dytë dhe u sigurisë nuk erdhi dot. Nga ana tjetër edhe Fiorentina kërcënoi jo pak herë portën e Strakoshës. Paraqitja e portierit shqiptar ishte mjaft pozitive duke bërë pritje të vështira që mund të kthyeheshin edhe në gol. Ndërsa në minutës e fundit gjatë ekzekutimit të penalltisë Strakosha nuk mundi të bëj më tepër. Në njerë anë shkoi topi drejt rrjetës e në anë tjetër 22-vjeçari.


Nervat e lojës veç lojatrëve kanë mbërthyer në portestë edhe Igli Taren. Drejtori sportiv i Lazios pas vërshëllimë së fundit të takimit ka zbritur nga tribuna për në fushën e blertë. Me një tonë mjaft nervoz Tare ka kërkuar shpjegim nga arbitri kryesor. Lazio aktualisht qendron në vendin e pestë me 29 pikë.
Përgatiti: Armend Pire – SHQIPËRIA.CH 

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply