You are here
Home > Futboll Bota > Fiorentina-Genoa ishte ndeshje e fiksuar? Komentatori spanjoll: Turp! Zero…asgjë në fushë!

Fiorentina-Genoa ishte ndeshje e fiksuar? Komentatori spanjoll: Turp! Zero…asgjë në fushë!

Seria A dhuroi emocione të mëdha jo vetëm për skuadrat që do të arrinin në “Champions League”, të cilat pritën deri në sekondën e fundit të lojës për të marrë konfirmimin, por edhe sa i përket mbijetesës.

Fiorentina dhe Xhenoa kishin një sfidë direkte me njëra-tjetrën, për të shpëtuar nga rënia nga kategoria. Por nga ana tjetër nëse Interi fitonte ndaj Empolit, të dyja ekipet e sipërpërmendura shpëtonin. Në letër dukej fakt i kryer, sepse zikaltërit vetëm në këtë mënyrën arritën në “Champions League”.

Dramë e madhe, siç i parapëlqen Interi, por te Fiorentina-Xhenoa u dhurua një ndeshje e turpshme, e cila përfundoi pa gola. Të dyja ekipet prisnin që minutat të kalonin dhe të ndanin nga një pikë, me një marrëveshje që në rastin më të mirë ishte në heshtje, ndërsa komentatori spanjoll Miguel Angel, shprehet:

“Ishte vërtet e turpshme, por edhe absurde. Sepse nëse Fiorentina hyri në pozita disi më të mira, do të kishte qënë thuajse njësoj edhe nëse humbiste. Xhenoa e kishte vendosur gjithë fatin e saj te Interi, një skuadër që ka lidhur marrëveshje të gjatë me dramat.

Unë prisja që në fillim se Xhenoa do ta provonte në fushë, por jo. Zero, asgjë. Ajo u zgjua vetëm kur Empoli barazoi dhe Prandeli bëri një zëvendësim. Kur u përgatit për një tjetër, e anulloi pasi erdhi lajmi se Interi gjeti avantazhin. Turp”, ka thënë Miguel Angel. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top