You are here
Home > Featured > Finale mes polemikash, në fillim Juventues e tani Bajerni, a po favorizohet Reali? – SHQIPËRIA.CH

Finale mes polemikash, në fillim Juventues e tani Bajerni, a po favorizohet Reali? – SHQIPËRIA.CH

Real Madrid është zyrtarisht në finalen e Kievit. Gjigandët spanjoll barazuan në “Santiago Bernabeu” ndaj gjermanëve të Bajern me rezultatin 2-2. Në një ndeshje të luftuar deri në minutat e fundit Reali arriti kualifikimin sërish mes polemikave. Dy gola në njëmbëdhjet minuta paralajmëruan spektakël. Në fillim Benzema e më pas i riu Kimish solli barazpeshën.

Fundi i pjesës së parë solli edhe episodin më të diskutueshëm të gjithë ndeshjes. Në minutën e 45+1′ Kimish mendohet të hedh një top në zonë por që ndalet nga Marcelo. Gjermanët pretendojnë për prekje të topit me dorë por arbitri Çekir vijon lojën pasi dhe dy asistentët e tij nuk sinjalizojnë pretendimin e lojtarëve të Bajernit.

Ndonëse vëmendja maksimale e gjyqtarëve ishte pikërisht tek ai aksion dhe me një fushëpamje të lirë sërish Çekir vijoi lojën. Episodet nuk u ndalën me kaq teksa në pjesën e dytë Levandoski pretendon 11-metërsh. Sulmesi polak rrëzohet në zonë nga Sergio Ramos por edhe këtë herë arbitri lejoi që topi të luhej. Dy episode që mund të kthenin gjithçka në favor të bavarezëve.

Nga ana tjetër Reali arriti i qetë një rezultat kualifikues. Heroi i takimit ishte Karim Benzema. Dopieta e sulmesit francez i solli madrilenëve finalen e cila mund të shënoi kupën e 13 për “Los Blancos”. Pavarsisht polemikave skuadra e Zizu do të ketë prestigjin të luaj në Kiev ndeshjen më të lakmuar nga e gjithë Europa.

Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top