You are here
Home > Futboll Bota > Fiksimi “i sëmurë” i trajnerit Sari/ 4 paketa në ditë dhe kafshon bishtat e cigares gjatë ndeshjes

Fiksimi “i sëmurë” i trajnerit Sari/ 4 paketa në ditë dhe kafshon bishtat e cigares gjatë ndeshjes

Trajneri Sari ka një lidhje shumë të ngushtë me cigaren, aqsa mund të quhet edhe një fiksim “i sëmurë”. Në kohën kur drejtonte Napolin, për këtë teknik ishte ndërtuar një vend i posaçëm në stadium për të konsumuar duhan.

Në Angli nuk janë treguar edhe aq dashamirës, por Sari e ka gjetur zgjidhjen. Duke kafshuar bishtat e cigares, shtyn të gjitha ndeshjet në “Premier League”. “Sport Bible” ka bërë një investigim më të veçantë në këtë drejtim, duke dalë në përfundimin se Sari konsumon deri në 4 paketa në ditë.

Pra nëse llogarisim 16 orët aktive gjatë ditës, atëherë janë 5 cigare që pihen brenda një orë. E për të vazhduar me shumën monetare, tekniku italian shpenzon 1400 funte çdo muaj vetëm për të hequr fiksimin e tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top