You are here
Home > Futbolli Shqiptar > FIFA i kushton artikull të veçantë Kosovës, dëshira e kapitenit: Brazili dhe Argjentina!

FIFA i kushton artikull të veçantë Kosovës, dëshira e kapitenit: Brazili dhe Argjentina!

FIFA i ka kushtuar një artikull të veçantë Kosovës, duke u shprehur se “dardanët” janë duke ndërtuar një të ardhme të madhe në futboll. Nuk kishte sesi të mos kujtohet nisja zyrtare e Kosovës, e cila nuk shkoi në mënyrën më të mirë, duke marrë vetëm 1 pikë nga kualifikueset e Botërorit të Rusisë.

Kapiteni i “dardanëve”, Saimir Ujkani ishte futbollisti i intervistuar nga ana e FIFA-s, duke treguar disi për emocionet dhe eksperiencës e përjetuar deri në këto momente. Megjithatë, dëshira e portierit është një dhe e vetme, përballja me kundërshtarë të nivelit të Brazilit ose Argjentinës.

“Dëshirë e madhe të ndeshemi me Brazilin ose Argjentinën. Ne kemi mundësinë të ndeshemi me emra të njohur të futbollit europian në kualifikuese, por një përballje ndaj Mesit apo Nejmar, do të kishte qenë e mrekullueshme për vendin tonë”, shprehet Ujkani. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top