FIFA fillon shitjen e biletave për Botërorin “Rusi 2018” 

Duke filluar nga sotme, FIFA në sitin e saj zyrtare, ka filluar me shitjen e biletave për Botërorin e futbollit “Rusi 2018”. 

Në varësi prej pozitës në stadiumet, ku do të zhvillohen sfidat e Botërorit në Rusi, çmimi i biletave do të shkojë prej 88 deri më 917 euro.

 Për tifozët rus janë siguruar bileta të veçantë , të cilat kapin vlerën prej 18 deri më 102 euro. Në Botërorin në Rusi, do të zhvillohet 64 ndeshje në 12 stadiume dhe 11 qytete, duke filluar prej 14 qershor të vitit 2018.

About the author