You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Feston me valle shqiptare, Alioski dhe krenaria e pakuptimtë: Për mua vetëm Maqedonia!

Feston me valle shqiptare, Alioski dhe krenaria e pakuptimtë: Për mua vetëm Maqedonia!

Tashmë jemi mësuar që futbollistët shqiptarë të luajnë për përfaqësuese dhe Kombëtare të tjera në Europë. Një prej tyre, është edhe futbollisti i Leeds, Alioski. Ky i fundit është me prejardhje shqiptare, por ka zgjedhur që të luaj me Maqedoninë Veriore.

Madje do të na shënonte edhe në vendin tonë, në atë fitore me përmbysje që merrnin djemtë e De Biazit me rezultatin 2-1. Ndërkohë Alioski ka kërcyer në dy raste me valle shqiptare, gjatë festës së golave te Maqedonia Veriore.

Por kur pyetet se kujt i përket, sulmuesi e ka përgjigjen gati me krenarinë e pakuptimë. “Për mua ekziston vetëm Maqedonia dhe asnjë tjetër. Kurrë nuk e mendova që të përfaqësoja dikë tjetër. Zvicra u interesua për mua pasi po luaja mirë në ato kohë, por e kam krenari të luaj me Maqedoninë”, shprehet Alioski. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top