You are here
Home > Kryefaqja > Feronikeli tregohet dinjitoz ndaj Milanit, turpërohen vetëm organizatorët e takimit historik

Feronikeli tregohet dinjitoz ndaj Milanit, turpërohen vetëm organizatorët e takimit historik

Feronikeli ka bërë një paraqitje dinjitoze ndaj Milanit, pavarësisht humbjes me rezultatin 0-2. Sigurisht që diferencat ndiheshin në fushë, por ekipi shqiptar ka arritur t’i bëj disi ballë sulmeve të italianëve. Goli i parë do të vinte fillimisht nga Suso me goditjen e dënimit, ndërsa i dyti do të shënohej nga Borini.

Të vetmit që janë turpëruar në këtë përballje janë organizatorët e kësaj ndeshje. Sigurisht që Milanit iu premtua një stadium i tejmbushur, duke përmendur faktin se shumë tifozë shqiptarë e adhurojnë këtë ekip.

Por për mënyrën sesi u drejtua e gjitha kjo, stadiumi nuk u mbush thuajse as në gjysmë. Këtu ndikuan çmimet tërësisht të ekzagjeruara, duke bërë që më shumë tifozë të kishte në grumbullimin e hotelit, sesa për ta parë më nga afër këtë përballje. Një leksion i madh që u dha nga sportdashësit shqiptarë, si për të treguar se askush nuk duhet të tentoj që të përfitoj me ta. /Shqiperia.ch/

Kliko këtu për ta parë LIVE

Miqësore, LIVE/ Feronikeli-Milan 0-2 Suso 27′, Borini 58′

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top