Femrat/ Kombëtarja U-19 mposht Bosnjën

Kombetarja U19 e femrave ka fituar ndeshjen e pare miqesore ndaj Bosnje & Hercegovines, ne ndeshjen e zhvilluar sonte ne oren 19:00, ne qendren e ekipeve kombetare ne Kamez. 

Futbollistet e drejtuara nga trajneri Nevil Dede kane fituar me rezultatin e paster ndaj Bosnje & Hercegovines 2-0. Pjesa e pare ka perfunduar 0-0, me nje loje te ekuilibruar midis ekipeve. Pjesen e dyte ekipi i perfaqesueses femra eshte hedhur ne sulm me nje dominim te lojes. 

Golat u realizuan ne minuten e 21 dhe te 30 te pjeses se dyte. Ishte Uendi Mujaj, futbollistja e mbremjes, ajo qe ka shenuar dopiete, duke bere nje paraqitje shume te mire. Miqesorja e dyte e planifikuar ndaj boshnjakeve do te zhvillohet ne daten 31 gusht ora 10:00, serisht ne qendren e ekipeve kombetare ne Kamez.

About the author

GALERIA