You are here
Home > Bundesliga > Fantastike/ Milot Rashica shënon për Werderin, një leksion për të gjithë në Gjermani

Fantastike/ Milot Rashica shënon për Werderin, një leksion për të gjithë në Gjermani

Milot Rashica ka arritur të shënojë pak minuta më parë me Werder Bremen, duke i dhënë avantazhin ndaj Hanoverit, me pjesën e parë që është mbyllur me rezultatin 0-1. Megjithëse dërgimi i topit në rrjetë ishte diçka e thjeshtë pasi gjendej me portën thuajse të boshtatisur, ky çlirim i Rashicës është një leksion  për të gjithë shqiptarët.

Pavarësisht se futbollisti shqiptar kishte humbur aq shumë raste për të shënuar në takimet e fundit, aqsa tifozëve po i sosej durimi, trajneri Kofeld nuk e vuri asnjëherë në diskutim. Madje sa herë fliste për Rashicën, një entuziazëm i përshkruhej në fytyrë.

Arsyeja? Ndoshta futbollisti shqiptar nuk ishte në formën më të mirë, por në Gjermani e dinin kapacitetin e këtij lojtari. Duke parë aftësitë e mëdha të tij, ishte e ditur fakti që herët a vonë ky lojtar do të shpërthente për të gjetur rrugën e rrjetës. Për ta nxjerrë nga dera me shkelma dhe për ta fajësuar Rashicën për dështimet e fundit, trajneri i Werderi e kishte shumë të thjeshtë për ta bërë, por kjo nuk është në mëndësinë gjermane. Kjo ndodhi menjëherë pas pushimeve të fundvitit, ndërsa në këtë gol të Rashicës, më shumë duhet të ketë festuar trajneri se vetë lojtari. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top