You are here
Home > Futboll Bota > Fantastike/ Çdo të keqe e ka një të mirë, Armando Sadiku nuk do të largohet nga “La Liga”

Fantastike/ Çdo të keqe e ka një të mirë, Armando Sadiku nuk do të largohet nga “La Liga”

Një lajm i mirë vjen për Armando Sadiku nga Spanja. Pavarësisht se largimi i sulmuesit të Kombëtares dukej i sigurt në janar nga Levante, të paktën në formë huazimi, një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur.

Kjo jo për shkak të ndonjë dashurie të papritur që vjen nga drejtuesit e klubit, por nga vetë rregullat e Federatës në Spanjë. Media “Eldesmarque”, bën të ditur se pika 116 e thotë qartë që një lojtar nuk mund të ç’rregjistrohet dhe rregjistrohet brenda një sezoni. Në muajin gusht ekipi spanjoll e ç’rregjistroi futbollistin e Shqipërisë, për t’i hapur rrugë afrimeve të reja. E thënë më thjeshtë, tani që Sadiku të largohet, duhet të pritet të paktën qershori.

Në kushte të tilla Sadiku do të qëndroj te Levante si zgjidhja e vetme. Nga ana tjetër, trajneri i Levantes para ndeshjes me Barcelonën ka folur për sulmuesin shqiptar, duke e llogaritur në planet e tij: “Po bëhet mirë dita-ditës. Një dëmtim i gjatë e la jashtë, por është e rëndësishme të kthehet në formën më të mirë”.

Pavarësisht se e ka filluar stërvitjen prej disa kohësh, Sadiku nuk ndodhet në listën e lojtarve të grumbulluar ndaj Barcelonës deri në një rikuperim të plotë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top