You are here
Home > Bundesliga > Fantastike/ Abrashi në fushë pas 10 muajsh, “maratonomaku” i Shqipërisë del nga pritshmëritë

Fantastike/ Abrashi në fushë pas 10 muajsh, “maratonomaku” i Shqipërisë del nga pritshmëritë

Amir Abrashi është rikthyer në fushën e lojës pas 10 muajsh mungese. Një dëmtim serioz e la futbollistin shqiptar për shumë kohë jashtë fushës, duke e vuajtur jo pak këtë situatë.

Gjithsesi pritja ka marrë fund, madje edhe duke dalë përtej pritshmërive. Fillimisht u tha se lojtari i Shqipërisë do të kthehej për Freiburgun në muajin mars. Por rikthimi ka ardhur që në ditën e sotme, atje ku Freiburgu ka barazuar me rezultatin 2-2 ndaj Mainzit.

Abrashi ka luajtur për 63 minuta, duke dhënë sinjale pozitive. I njohur ndryshe edhe si “maratonomaku”, për shkak të kilometrave të shumta që përshkruan në fushë, Amiri është lojtari që i mungonte edhe kombëtares shqiptare. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top