You are here
Home > Bundesliga > Fantastike/ 11 muaj shfryrje jashtë fushës,  Amir Abrashi është nga minuta e parë ndaj Shalkes

Fantastike/ 11 muaj shfryrje jashtë fushës,  Amir Abrashi është nga minuta e parë ndaj Shalkes

“Shqiperia.ch” ka postuar që në ditën e djeshme artikullin se Amir Abrashi do të rikthehej pas 11 muajsh në fushën e blertë, për të luajtur në Bundesligë. Ashtu edhe ndodhi, megjithëse duke dalë paksa nga parashikimet.

Maratonomaku është zgjedhur si titullarë nga trajneri i Freiburgut, me ndeshjen e parë që grumbullohet në kampionatin gjerman, pas shumë ndeshje mungese. Madje nuk bëhet fjalë për një përballje të lehtë, por për një ndeshje të fortë e në transfertë ndaj Shalkes.

Abrashi u kthye që në janar e duke shkëlqyer në miqësoret përgatitore të zhvilluara nga Freiburgu, por trajneri e dërgoi atë te U-21, për të marrë formën fizike të duhur. Ky është momenti ku gjithë shfryrjet e mërzisë marrin fund dhe Shqipëria buzëqesh, pasi na është kthyer një futbollist i jashtëzakonshëm. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top