You are here
Home > Futboll Bota > Fantastik/ Tramezani fiton kampionatin: Kështu më thonin edhe te Shqipëria, kush të bëri kështu?

Fantastik/ Tramezani fiton kampionatin: Kështu më thonin edhe te Shqipëria, kush të bëri kështu?

Tramezani është një histori suksesi kur flitet për rezultatet e këtij trajneri në arenën europiane. Erdhi te Shqipëria si ndihmësi i De Biazit dhe historia u shkruajt në Europianin e Francës. Me largimin e Tramezanit, De Biazi nuk po funksiononte më te Kombëtarja si më parë.

Për të vazhduar në Zvicër, atje ku me Luganon dhe Sionin, trajneri italian i mori këto skuadra nga mbijetesa dhe i dërgoi në zonën europiane. Në dhjetor Tramezani arriti në Qipro, me Apoel Nikosian. Atje ka arritur të fitojë kampionatin, duke i bërë të gjithë tifozët për vete në pak kohë.

“Më ka magjepsur gjithmonë dëshira për të fituar menjëherë. Fillimi para ardhjes sime ishte negative, por u rikthyem edhe falë ekipit. Në jetën time më kanë thënë shumë herë: “Po kush ju bëri juve kështu”?

E njëjta gjë dhe kur shkova në Shqipëria, me atë kualifikim në Europian. Më pëlqen ta nis nga zera. Tentimi, përpjekja, është mënyra më e mirë për të mësuar”, ka thënë Tramezani. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top