You are here
Home > Kombëtarja > Falë Tares lehtësohet, nuk bëhet gjaku ujë! Mbresat e provës së talentit shqiptar te Lacio

Falë Tares lehtësohet, nuk bëhet gjaku ujë! Mbresat e provës së talentit shqiptar te Lacio

Mbrojtësi shqiptar, Guri Hana, është lojtari për t’u marrë në konsideratë për të ardhmen. Ftesa nga të rinjtë e Kosovës ka mbërritur për të, ashtu si edhe ftesa për të provuar kualitetin e tij te Lacio.

Prej disa ditësh futbollisti në fjalë, është duke u provuar tek ekipi italian. Aktualisht është pjesë e 2 Korrikut, por qartësisht vendi i tij nuk është në këtë skuadër. Dita e sotme do të jetë dhe e fundit pa përgjigje te lacialët, ndërsa në orët në vazhdim do të bëhet i ditur edhe vendimi i drejtuesve të Lacios.

Por pavarësisht sesi do të shkojë historia, një eksperiencë e mirë dhe shumë e vlefshme është marrë për Guri Hanën. Kjo pasi jo gjithkujt i jepet mundësia për t’u provuar në këto nivele. “Shqiperia.ch” sjell edhe reagimin e babait të tij, për të komentuar pak nga mbresat e këtyre ditëve:

“Eksperiencë që nuk të ofrohet çdo ditë dhe motivim për më tej. Ka luajtur së bashku me 4 shqiptarë të tjerë(Falë Tares, të mos dish shqipen, jetë koti këtu), të cilët na kanë ndihmuar për t’u ndierë si në shtëpinë tonë(nuk bëhet gjaku ujë). Këtu kemi takuar Taren dhe Strakoshën, kemi parë Berishën dhe Durimishin. I kemi hyrë kësaj pune, për të mos u ndalur”, shprehet babai i Guri Hanës. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top