Fabregasi i ofrohet Milanit

Mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas është ofruar te Milani në formë huazimi.

Reprezentuesi spanjoll ka luajtur vetëm 12 minuta të futbollit në Ligën Premier nën drejtimin e Antonio Contes deri më tani këtë sezon, duke çuar në thashethemet se ai mund të lejohet të largohet nga klubi.

Këto spekulime u hodhën poshtë nga vetë lojtari, por tani Sportitalia raporton se 29-vjeçari është ofruar te Milani.

About the author