You are here
Home > Kombëtarja U-21 > EUREKA! E gjetëm sulmuesin te Chelsea…Reja! Armando Broja thyen i vetëm Uellsin

EUREKA! E gjetëm sulmuesin te Chelsea…Reja! Armando Broja thyen i vetëm Uellsin

Sa shumë po vuajmë në sulm te Kombëtarja A, ku në ndeshjet e fundit numërohen me gishtat e dorës rastet kur kemi arritur të shënojmë në portën kundërshtare. Forma e futbollistëve tanë në këtë aspekt lë për të dëshiruar në Europë, e kjo ndihet edhe kur janë në fushë me fanellën e Kombëtares.

Por në fundin e tunelit duket një dritë e madhe. Emri i tij është Armando Broja dhe “Shqiperia.ch” ka shkruar shumë herë për aftësitë e këtij lojtari të jashtëzakonshëm. Më herët ka shënuar thuajse në çdo takim me Shqipërinë U-19, ndërsa Alban Bushi nuk ngurroi ta thërriste te U-21 për takimin miqësor me Uellsin.

E sapombyllur, ndërsa kuqezinjtë kanë fituar me rezultatin 2-1. Broja u aktivizua në minutën e 45 dhe brenda 12 minutash, e dërgoi rezultatin në 2-0. Miqtë do të ngushtonin shifrat në minutën e 78, por ajo që duhet të themi në këtë moment, është një klithmë çlirimi kundrejt Rejës: “EUREKA. E gjetëm sulmuesin për Shqipërinë trajner”. /Shqiperia.ch/

Shqipëri-Uells U-21 2-1 Broja 48′, 57′

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top