You are here
Home > Kombëtarja > Etrit Berisha e nis me Atalantën, skuadra e SPAL-it largon portierin e parë

Etrit Berisha e nis me Atalantën, skuadra e SPAL-it largon portierin e parë

Të dielën Etrit Berisha pritet të debutojë me fanellën e re në Seria A. Gardiani i Kombëtares së Shqipërisë kaloi këtë verë te skuadra e SPAL në formë huazimit. Në Bergamo, Berisha nuk gjeti dot hapsirat e nevojshme duke humbur edhe duelin e vazhdueshëm me Golin-in.Por si për ironi të fatit, goglat kanë caktuar si ndeshje të parë për SPAL-in takimin me Atalantën. Kundër skuadrës që i tregoi derën, portieri shqiptar ka shansin e artë t’i tregoi Gasperinit se e largoi me pa të drejtë.

Berisha ka siguruar vendin si titullarë në katërkëndëshin e SPAL-it për sezonin që nis të premtën. Ekipi italian i ka besuar verbërsht gardianit shqiptar duke larguar dy portierët e sezonit të shkuar. Viviano, porter i ardhur në Janar të këtij viti si huazim, u kthyer sërish tek Sportingu ndërsa Gomis u transferua të hënën që shkoi (dje) drejt Francës.

Skuadra e Dijon mirëpriti portierin seleganez me një kontratë në dorë për 4 vite. Kështu, Berisha do të jetë “pa kundërshtar” tek SPAL-i në këtë fillim sezoni. Ekipi italian ka kohë deri më 30 qershor të vitit 2020 për të blerë kartonin e gardianit shqiptar nga Atalanta./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top