You are here
Home > Kombëtarja > Ervin Skela ndjek nga afër Frankfurtin në Bundesligë, vijnë 7 gola për…kënaqësinë e tij!

Ervin Skela ndjek nga afër Frankfurtin në Bundesligë, vijnë 7 gola për…kënaqësinë e tij!

Një nga figurat legjendare të Shqipërisë, Ervin Skela, ka ndjekur më nga afër takimin e Frankfurtit në ditën e sotme ndaj Dusseldorfit, të përfunduar 7-1. Një ndeshje që është kthyer edhe në një festival golash, pasi brenda një harku kohor të 90 minutave, janë realizuar 7 gola nga ana e vendasve.

Një vlerësim jashtëzakonisht të madh i ka bërë klubi i Frankfurtit, Ervin Skelës para disa kohësh, duke e përzgjedhur vlonjatin në bordin e ambasadorëve të klubit. Tashmë, për kënaqësinë e tij vijnë edhe 7 gola në kampionat, në një takim që i ka kënaqur jo pak tifozët e Frankfurtit.

Klubi i tyre gjendet në një pozitë të mirë, pasi është në zonën europiane dhe e ndan vetëm 1 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Leipzig. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top