Eros Grezda premton (VIDEO) – SHQIPËRIA.CH

Lajme të mira vijnë nga Kroacia, aty ku Eros Grezda vijon të kujdeset për rikuperimin që e ka lënë jashtë fushës së blertë. Sulmesi i kombëtares sonë vuan një lëndim prej javësh, ndërsa në dy ndeshjet e fundit 23-vjeçari nuk ka qenë prezent në grumbullimin e skuadrës.

Në miqësoren me Norvegjinë Eros Grezda u sulmua tepër nga kundërshtarët duke avancuar më tej lëndimin që kishte marrë ditë më parë në stërvitje me Osijekun. Sulmesi nga Gjakova është përqendruar maksimalisht në rikuperimin e dëmtimit. Teksa ushtrohet, Grezda ndan për ndjeksit një video në rrjetet sociale duke lajmëruar një rikthim të shpejt.

Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

About the author