Eros Grezda i jep fitoren e rradhës Osijekës…

Në javën e 19-të kampionatit kroat Osijeka ka ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Rudes, e vendit të fundit. 

Asgjë e vështirë për skuadren e Grezdës që vijon të mbaj vendin e dytë në kampionat duke u renditur pas kampionëve të Dinamo Zagreb. 

Golat në këtë ndeshje janë shënuar në pjesën e dytë, pasi e para u mbyll me rrjeta të paprekura. Sulmuesi u kombëtares sonë arriti të shënojë golin e dytë në minutën e 74′ të takimit. Një paraqitje mjaft e mirë për Grezdën i cili vijon të ruaj formën e tij.

Në 19-të javë të kampionatit, Osijeka ka grumbulluar 35 pikë. Ndërsa për Eros Grezdën ky ishte goli i 4-të për këtë sezon.

Javën tjetër Osijeka udhëton në trasfertën aspak të vështirë ndaj Istra e vendit të parafundit, për një tjetër tre pikësh.
Përgatiti: Armend Pire  – SHQIPËRIA.CH 

About the author