You are here
Home > Featured > Ermir Lenjani ngjit Sionin në podium, gati “motorrët” për ndeshjet e Kombëtares

Ermir Lenjani ngjit Sionin në podium, gati “motorrët” për ndeshjet e Kombëtares

Dy gola në gjashtë ndeshje, jo keq për nisjen e kampinatit në Zvicër. Teksa ky i fundit ishte dhe vendimtar në tre pikët e plota për skuadrën e Sion. Lenjani ngjit kështu të tijët në podium në kuotën e 15 pikëve, pas atij goli fantastik me anë të një parabole.

Vetëm një pikë larg Young Boys(16) dhe dy pikë ndaj Bazelit(17). Kjo është renditja e javës së gjatshtë në Zvicër. Ngjeshja e tre vendeve të para do të rrisë konkurencën mes skuadrave pretendente për titull. Baseli do të shkëputet ndërsa Young Boys dhe tashmë Sioni do mundohen të bëjnë detyrën.

Nga ana tjetër Reja fërkon duart për performancën e sulmesit të tij. Lenjani u konfirmua në listën e Kombëtares për ndeshjet e shtatorit. Mungesa e Grezdës në krahun e majtë duket se do të mbulohet mjaft mirë nga Ermir Lenjani./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top