You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Emocionuese/ Kuzhe dhe dashuria e tij: Grua mos i trego askujt për mua, luan Shqipëria tani

Emocionuese/ Kuzhe dhe dashuria e tij: Grua mos i trego askujt për mua, luan Shqipëria tani

Një nga trajnerët që do të ngulitet gjatë në mendjen e tifozëve shqiptarë, është padyshim Josip Kuzhe. Tashmë gjendet në botën tjetër, pasi një sëmundje e rëndë i kushtoi jetën në moshën 61-vjeçare.

Por përse do të mbahet mend aq gjatë ky trajner te tifozët e Kombëtares? Shalli! Një detaj që nuk mund ta harrojë askush. Kuzhe ishte i vetmi trajner që shallin me simbolet e Shqipërisë e mbante kudo, në të gjitha ambientet. Duke ecur në rrugë, në stadium, ndoshta edhe në shtëpinë e tij. I dashuruar marrëzisht me ngjyrat kuqezi, flasim për njeriun që ndoshta e ka bërë me më shumë përkushtim punën e tij si trajner te ne.

Zakonisht rëndomtë thuhet se për trajnerët e huaj puna e drejtimit te Shqipëria, është një aventurë që kalon dhe askujt prej tyre nuk u bën shumë përshtypje se çfarë ndodhë më pas te ne. Por Kuzhe si një njeri i veçantë, nuk e kishte problem të rrezikonte edhe shëndetin e tij vetëm për Kombëtaren.

Në vitin 2010 teksa gjendja e tij do të rëndohej dhe Shqipëria kishte një ndeshje të rëndësishme me Bosnje Hercegovinën, kroati kishte një kerkesë të veçantë për gruan e tij: “Mos ia thuaj askujt që nuk jam mirë, kemi ndeshje pas një jave. Duhet të mos i alarmojmë njerëzit, të rrinë të qetë”. Por bashkëshortja e tij e alarmuar për gjendjen e burrit, do të njoftonte menjëherë Denis Bastjarin, që asokohe ishte menaxheri i Kombëtares tonë.

Pasi durimi u sos dhe u pa se për Kuzhen nuk flitej thjeshtë për një gjendje gripale, ashtu siç ai e reklamonte vetëm për të qënë në stërvitje me kuqezinjtë, u vendos që të shkohej te spitali amerikan. Aty edhe do të mësohej se gjëndja ishte shumë më serioze nga çfarë mendohej, pasi bëhej fjalë për një hemoragji cerebrale.

Por pavarësisht se gjendej në spital, gjithmonë fjalët e tij për mediat sportive do të ishin: “Nuk ka asgjë. Unë do të jem i ulur në pankinë për të drejtuar Shqipërinë ndaj Bosnje-Hercegovinës”, do të shprehej asokohe trajneri, që përpara të mirës së përgjithshme, nuk llogariste më as shëndetin e tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top