You are here
Home > Kombëtarja > Emocionet e Europianit sapo kanë nisur, publikohen çmimet e biletave kundër Turqisë

Emocionet e Europianit sapo kanë nisur, publikohen çmimet e biletave kundër Turqisë

Ditët kanë kaluar dhe tashmë nuk flasim më për ”Ligën e Kombeve”, por për eliminatoret e vërteta të Europianit. Atje ku tregohet edhe forca e vërtetë e Kombëtareve, pasi nuk do të ketë tolerime dhe ulje të përkushtimit.

Shqipëria e nis me një përballje shumë të fortë këtë ndeshje, pasi do të pres në shtëpi Turqinë. “Thikë me dy presa” padyshim, pasi flasim për një përballje direkte. Një fitore do të na jepte shumë besim dhe avantazh për më tej, por një humbje, përtej pikëve ndikon pafundësisht edhe në psikologjinë e ekipit kombëtar.

Për këtë arsye djemtë e Kombëtares kanë nevojë për një mbështetje të zjarrtë në shkallët e stadiumit. Kompania “Blinibileta.com” ka publikuar edhe listën e çmimeve e biletave për ndeshjen që do të luhet në “Loro Boriçi” të Shkodrës që e gjeni më poshtë në foto. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top