You are here
Home > Futboll Bota > EKSKLUZIVE/ Uzunit nuk i japin penalltinë në Kroaci, por…”këmbën në dorë” (FOTO)

EKSKLUZIVE/ Uzunit nuk i japin penalltinë në Kroaci, por…”këmbën në dorë” (FOTO)

Lokomotiva e Zagrebit ka luajtur ndaj Goricës në ditën e sotme, në takimin e vlefshëm për kampionatin kroat. Kjo ndeshje ka përfunduar me rezultatin 2-2, me futbollistin e Kombëtares, Myrto Uzunin që është rikthyer në fushën e lojës.

Pas atij kartoni të kuq të marrë ndaj Rijekës në Kupë, lojtari i Kombëtares bëri pak pushim në Kroaci. Megjithatë sapo Uzuni ishte i disponueshëm për skuadrën, trajneri nuk e kishte luksin për të lënë në stol. Edhe këtë herë futbollisti shqiptar është protagonist.

Goli i parë do të vinte falë një gjuajtje të Uzunit nga distana, që fatkeqësisht u ndal në shtyllë, por shoku i skuadrës me portën e boshatisur e kishte një lojë fëmijësh për të shtyrë topin në rrjetë. Nuk ndalet këtu, Uzuni ishte protagonist edhe të një penalltie të padhënë në fillimin e pjesës së parë.

Një ndërhyrje e ashpër ndaj futbollistit të Lokomotivës së Zagrebit do të vinte brenda zonës, por për gjyqtarin e takimit loja duhej të vazhdonte rregullisht. “Shqiperia.ch” ka siguruar një pamje ekskluzive të lojtarit tonë në fundin e ndeshjes, për të kuptuar gjendjen e tij. I dëmtuar jopak pas këtyre 90 minutave të zhvilluara, shenjat në këmbën e Uzunit janë lehtësisht të dukshme. Por kjo nuk e ndaloi atë që të ishte për 90 minuta në fushën e lojës, ndërsa dhimbjen e grumbulluar gjatë takimit, e shfryn gjithmonë jashtë stadiumit, për të mos ndikuar në gjendjen e skuadrës. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top