You are here
Home > Futboll Bota > Ekskluzive/ U takuan me lojtarin dhe babain e tij, Shqipëria shprehu hapur dëshirën për Bastien Tomën

Ekskluzive/ U takuan me lojtarin dhe babain e tij, Shqipëria shprehu hapur dëshirën për Bastien Tomën

Bastien Toma është padyshim një nga futbollistët shqiptarë më në formë të momentit në Zvicër, ndërsa cilësohet edhe si një lojtar i prespektivës. Mesfushori që luan me Sionin, cilësohet si një i magjishëm që ka këmbët e Ksavit.

Dy pasimet e dhëna për Lenjanin e të kthyera në gol nga ky i fundit, e tregojnë më së miri për trurin që përdor në fushë Toma. Të gjithë janë mahnitur, ndërsa realizimet e tij shpeshherë bëjnë xhiron e rrjeteve sociale. Për futbollistin 19-vjeçar janë në garë Shqipëria, Zvicra dhe Kosova.

Tashmë mbetet në dorën e lojtarit për të vendosur, me kuqezinjtë që e kanë paraqitur hapur dëshirën e tyre për të marrë futbollistin në fjalë. ”Shqiperia.ch” ka mësuar se Alban Bushi ka qenë në Zvicër, për të parë më nga afër Tomën te Sioni. Gjithashtu trajneri i Shqipërisë U-21 ka komunikuar edhe me babain e lojtarit, për të afruar sa më shumë mesfushorin e Sionit me Kombëtaren. Në fund është lënë e hapur mundësia që lojtari të vendos vetë për të ardhmen, ndërsa një gjë e tillë mund të vijë në fillimin e vitit të ardhshëm. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top