You are here
Home > Kombëtarja > Ekskluzive/ Të gjithë pas Uzunit! Zbulohet klubi i njohur i Serisë A që e ndoqi me Kombëtaren

Ekskluzive/ Të gjithë pas Uzunit! Zbulohet klubi i njohur i Serisë A që e ndoqi me Kombëtaren

Të gjithë pas Myrto Uzunit! Futbollisti i Lokomotivës së Zagrebit i ka bërë të gjithë për vete, brenda pak kohësh. Askush nuk fliste për të fillimisht, deri në momentin që erdhi goli i parë me ekipin kroat.

Aty nisën edhe mediat të mendonin, se një talent i madh dhe me të ardhme në futbollin europian, por më e rëndësishmja me origjinë shqiptare, gjendet në kampionatin kroat të futbollit. Risi e listës së Panuçit, që i bëri të gjithë tifozët shqiptarë për vete, me vetëm 135 minuta të luajtuar në fushën e lojës.

Në takimin ndaj Jordanisë dhe Izraelit, Uzuni ishte një kërcënim i vazhdueshëm në portën kundërshtare, ndërsa te Shqipëria fërkojnë duart për të ardhmen, pasi nga krahët e kemi të siguruar pjesën e sulmit. Sipas asaj që zbulon “Shqiperia.ch”, nga burime të sigurta, në takimet që ka zhvilluar Kombëtarja, kanë qenë të pranishëm skautë të Fiorentinës, për të ndjekur më nga afër Uzunin.

Ende nuk dihet se çfarë përshtypjesh ka lënë futbollisti i Kombëtares tek ta, megjithatë, duke parë paraqitjet e Uzunit, zhvillime të reja pritet të kemi në ditët në vazhdim. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top