You are here
Home > Futboll Bota > Ekskluzive/ Talenti Shala vjen nga Ukraina për Shqipërinë, debutimi bëhet me Turqinë

Ekskluzive/ Talenti Shala vjen nga Ukraina për Shqipërinë, debutimi bëhet me Turqinë

Talentet shqiptarë të shpërndarë gjerësisht jashtë trevës tonë janë të shumtë, ndërsa puna e përzgjedhësve të Shqipërisë është edhe më e vështirë, për vetë shpërndarjen gjeografike të lojtarëve. Futbollistë me potencial dhe origjinë shqiptare mund të gjesh në çdo cep të botës, e ata duhet të ndiqen që në hapat e parë, pasi në të kundërt dëshira e tyre është ajo që vendos për të mos përfaqësuar Shqipërinë.

Një tjetër arritje vjen për Shqipërinë, pasi Adenis Shala do të veshë fanellën e kuqezinjve. “Shqiperia.ch” në bashkpunim me “Albanian Talents”, zbulon në mënyrë ekskluzive se futbollisti që aktivizohet me të rinjtë e Vorskla Poltavës, mund të bëj debutimin e tij me Turqinë.

Flasim konkretisht për kuqezinjtë e Alban Bushit, pra U-21 tonë, që ka një përballje në 23 mars me Turqinë për kualifikueset e Europianit për të rinjë. Asnjë problem nuk ekziston më në lidhje me këtë lojtar, që e zotëron edhe pashaportën shqiptare. Shala ka qenë pjesë edhe e të rinjëve të Fenerbaçes, por pas disa problemeve të ndodhura në Turqi, mori një hap të ri në karrierën e tij.

Fillimisht duke u pajisur me pashaportën shqiptare, pasi për të kaluar në Ukrainë ishte kjo mënyra e vetme, sepse ky vend ende nuk e njeh Kosovën si shtet. Sulmuesi 20-vjeçar shihet si një futbollist me shumë potencial për të ardhmen, e sinjali i parë pritet të jepet që në muajin mars, pasi zgjedhjen e Kombëtares e ka mbyllur. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top