You are here
Home > Bundesliga > Ekskluzive/ Talenti Mustafa shkon në Bundesligë: Unë e lë Shqipërinë, kur të lë futbollin

Ekskluzive/ Talenti Mustafa shkon në Bundesligë: Unë e lë Shqipërinë, kur të lë futbollin

Valdrin Mustafa është transferimi më i fundit i futbollistëve shqiptarë, teksa ka lënë K’lautern për të shkuar me Hanoverin. Tashmë si pjesë e Bundesligës, por për sulmuesin e Shpresave ka ende punë.

Ai duhet të dëshmojë vlerat e tij në ekipin e dytë të Hanoverit, për të marrë një vend në elitën e futbollit europian. Nuk do të jetë e vonë dita, pasi me gjithë aftësitë e mëdha që zotëron ky lojtar, shkurtimi i kohës është thuajse një fakt i kryer.

“Shqiperia.ch” ka kontaktuar menjëherë me Mustafan, i cili tregon më tepër rreth këtij transferimi të ri, por edhe refuzimit që i ka bërë Gjermanisë për kuqezinjtë.

“Hanoveri është një ekip i madh që të tregoj veten dhe të jap maksimumin tim. Unë kam pasur kontakt edhe nga U-19 e Gjermanisë, por vendosa të luaj për Shqipërinë”.

Më pas i pyetur rreth kontaktit me Florent Muslijan, talentin tjetër që luan me Hanoverin e parë në Bundesligë, Mustafa shprehet: “Florentin e kam shokë të ngushtë, kam folur me të dhe më ka treguar që Hanoveri është një klub shumë i fortë”. Emocionuese mbetet përgjigja e talentit 20-vjeçar, ndërsa i kërkojmë disa fjalë qetësie për tifozët shqiptarë, pasi jemi mësuar shpeshherë me futbollistë që braktisin pasi hedhin një hap të madh në karrierën e tyre.

“Largimi nga Shqipëria? Unë e kam zgjedhur Shqipërinë, do të luftojë për Shqipërinë, deri atëherë kur nuk do të mund të luaj më futboll”, ka thënë me buzëqeshje Mustafa. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top