You are here
Home > Kombëtarja > Ekskluzive/ Takimi me Turqinë, ofertë e veçantë te lokali i Uzunit: 3 pije falas, për 1 gol

Ekskluzive/ Takimi me Turqinë, ofertë e veçantë te lokali i Uzunit: 3 pije falas, për 1 gol

Kohët kalojnë shpejtë dhe Shqipëria do të rikthehet sërish në fushën e blertë. Këtë herë jo më për një turne si “Liga e Kombeve”, por për provën e vërtetë të kualifikueseve të Europianit. Si triumfin më të madh të marrë nga eksperienca e shkuar, Panuçi ka padyshim zbulimin e Ismajlit dhe Uzunit.

Të dy këta futbollistë dukeshin si të kishin një jetë në fushën e blertë, megjithëse bëhej fjalë për ndeshjet e para me Shqipërinë. Tashmë te lokali i Myrto Uzunit që zotërohet nga familjarët e tij në Uznovë, kanë vendosur një ofertë të veçantë për takimin ndaj Turqisë.

Nëse një gol do të vijë nga ana e sulmuesit shqiptar, atëherë çdo klient do të marrë 3 pije falas. Një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe në takimet e fundit në këtë lokal, megjithëse flitej vetëm për 1 pije. Rëndësia e përballjes me Turqinë është shumë herë më e madhe, ndërsa vetë Uzuni duhet të rezervohet paksa me shënimet e tij, pasi llogaria e lokalit nuk do të dilte edhe aq e mirë në fundin e mbrëmjes nëse nga ky lojtar realizohen 2 gola. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top