You are here
Home > Kombëtarja > Ekskluzive/ Shqipërisë i vijnë talente nga Anglia, edhe sulmuesi i Chelseat me kuqezinjtë

Ekskluzive/ Shqipërisë i vijnë talente nga Anglia, edhe sulmuesi i Chelseat me kuqezinjtë

Në mënyrë ekskluzive, kemi arritur të zbulojmë disa lojtarë që do thirren nga të rinjtë e Shqipërisë, ndërsa pjesa më e madhe vijnë për herë të parë. Shumë prej tyre vijnë nga kampionati anglez dhe kjo gjë vlen për t’u theksuar, pasi kuqezinjtë tanimë nuk kërkojnë për futbollistë vetëm në Zvicër, Greqi apo Itali.

Kështu një prurje që mund të rezultoj me shumë bujë është ajo e sulmuesit Armando Broja. Lojtari nga Malësia e Madhe bën pjesë e U-19 të Chelseat, ndërsa shihet si një futbollist që mund të jap shumë për të ardhmen. Për të vazhduar më tej, Kevin Dalipi i West Hamit U-18 është një tjetër element për t’u marrë në konsideratë, apo Ansi Mehmeti që aktivizohet me Norwich U-18. /Shqiperia.ch/

Lista e zbuluar

1) Kevin Dalipi- mesfushor, West Ham U-18
2) Armando Broja- sulmues, Chelsea U-18/19
3) Ansi Mehmeti-mesfushor, Norwich U-18
4) Armando Dobra-mesfushor sulmues, Ipswich U-23
5) Aleko Bani- Fleetwood  U-18(Vëzhgim tek Watford), qendërmbrojtës
6) Besart Topallaj- qendërmbrojtës Milwall U-23

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top