You are here
Home > Kombëtarja U-21 > Ekskluzive / Shqipëria U-21 merr talentin e ish-ekipit të Ibrahimoviç

Ekskluzive / Shqipëria U-21 merr talentin e ish-ekipit të Ibrahimoviç

Shqipëria e drejtuar nga Alban Bushi më 28 maj, 5 dhe 8 qershor do të luajë tre ndeshje miqësore. Pikërisht kundër Bosnjës të parën dhe në qershor kundër Bjellorusisë. Të tre takimet do të zhvillohen në “Elbasan Arena” në të njëjtin orar, 19:00 sipas datave përkatëse.

Eduasportin.com zbulon në mënyrë ekskluzive se për këto tre përballje tekniku i Shipërisë U-21, Alban Bushi, ka thirrur një lojtar mjaft të vlefshëm, Laorent Shabanin, i cili luan në pozicionin e mesfushorit me tipare mbrojtëse. Shabani ka luajtur deri me moshat U-19 ka qenë pjesë e Suedisë, ku ka përfaqësuar flamurin e nordikëve, por më pas pati ftesë nga Shqipëria dhe Kosova. Në fund ai zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë, duke refuzuar ftesën e përfaqësueses kosovare.

Shabani, i lindur më 19 gusht të vitit 1999 tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij, ai do të përfaqësojë Shqipërinë në të ardhmen. Ky do të jetë grumbullimi i parë për të me kuqezinjtë, ku pritet që të debutojë në një nga këto tre takime miqësore.

Ekipi aktual i Shabanit është Malmo U-21, ku ai aktivizohet rregullisht që kur ka qenë në moshë të mitur. Pra, në skuadrën ku lindi dhe u rrit një talent i botës së futbollit si Zlatan Ibrahimoviç.

Alban Bushi do të punojë në këto tre miqësore për të zëvendësuar lojtarët e larguar, të cilët janë thirrur në ekipin e parë të Shqipërisë ose në rast të kundërt, iu ka kaluar afati i moshës për të përfaqësuar skuadrën tonë U-21. Kjo gjë e detyron trajnerin të thërrasë “gjakun e ri” për të ardhmen. Normalisht, pritet që të ketë të tjera surpriza, pasi do të mësohen dhe ftesat për lojtarë të ndryshëm që janë vëzhguar nga stafi i kombëtares. /EDS/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top