You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ekskluzive/ Shqipëria merr kapitenin e Birminghamit dhe një lojtar nga Belgjika

Ekskluzive/ Shqipëria merr kapitenin e Birminghamit dhe një lojtar nga Belgjika

Jemi në fillimin e vitit, por te strukturat e Shqipërisë vazhdojnë punët ashtu si gjithmonë, për të thithur elementët më të mirë te moshat tona. Me elemente të rinjë do të pasurohet U-21, që drejtohet nga ana e Alban Bushit.

“Shqiperia.ch” në bashkëpunim me “Albanian Talents”, siguron se janë tre futbollistët e rinjë që priten në kualifikueset e europianit për moshat më të vogla. Din Sula, sulmuesi 20-vjeçar pjesë e Waslandit dhe që ka luajtur me të rinjtë e Belgjikës, madje edhe duke shënuar me atë fanellë, do të vijë për Shpresat tona.

Nga ana tjetër, provën e ka kaluar me sukses edhe kapiteni i të rinjve të Birminghamit, Geraldo Bajrami. Ky i fundit është pjesë e U-23  të skuadrës angleze, ndërsa gjatë kohës që ishte me U-18, për rreth 2 vite ka mbajtur shiritin e kapitenit. Bajrami luan në qendër të mbrojtjes dhe është një siguri e vërtetë për prapavijën.

Emri i tretë i ri në listën e Alban Bushit, duket të jetë Erdon Daci. Sulmuesi 20 vjeçar i lindur në Shkup, ka pasur edhe interesimin e Maqedonisë për ta marrë në përfaqësuese, por zgjedhja e tij ishte për t’iu bashkuar Shqipërisë. Aktualisht ky futbollist është me ekipin e parë të Konyasporit, pasi më parë shkëlqeu me U-21 e tyre. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top