You are here
Home > Kryefaqja > Ekskluzive/ Pret ftesën e Shqipërisë, pas Lackës vendosen skuadrat e njohura greke

Ekskluzive/ Pret ftesën e Shqipërisë, pas Lackës vendosen skuadrat e njohura greke

Në Greqi janë të shumtë lojtarët shqiptarë që kanë premisa për të ardhmen me aftësitë që zotërojnë. Njëri prej tyre është edhe Klevis Lacka, i cili ka qënë pjesë e Atromitos. I lindur në vitin 2003, asgjë nuk është dëgjuar ende për të në Shqipëri.

Sigurisht, e kuptueshme pasi zhurma në vendin dhe mediat tona bëhen pasi në kampionatet respektive europiane ka mbërritur afirmimi, por punët më të mira thuhet se kryhen gjithmonë herët. Flasim për një nga talentet më të mira në Greqi në moshën e tij, ndërsa vlerësimet kanë qënë të jashtëzakonshme në kohët e fundit. Interesimet kanë mbërritur nga ekipet e njohura greke, ndërsa dy propozime janë paraqitur në tavolinë.

Fillimisht bëhet fjalë për Panionosin ku ka luajtur edhe Fiorin Durmishaj. Gjithashtu një tjetër pistë e mundshme është edhe marrja nga AEK, me këta të fundit që fillimisht ofrojnë dërgimin tek të rinjtë, për të pritur momentin e duhur në rritjen eskperiencën së lojtarit. “Shqiperia.ch” mëson se mesfushori Lacka mbetet në pritje të ftesës nga kuqezinjtë. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top