You are here
Home > Kombëtarja > Ekskluzive/ Prekazi e quan Ismajlin si Cana i ri: Jo më kot e lashë kapiten, ndali kampionin e botës

Ekskluzive/ Prekazi e quan Ismajlin si Cana i ri: Jo më kot e lashë kapiten, ndali kampionin e botës

Ardian Ismajli i është bashkuar së fundmi Shqipërisë, ndërsa më parë ka qënë pjesë e Kosovës U-21. Madje për më tepër ka pasur edhe shiritin e kapiteni te dardanët, duke qënë një nga futbollistët më të rëndësishëm.

“Shqiperia.ch” ka kontaktuar pikërisht me trajnerin e Kosovës U-21, Rafet Prekazi, për të folur më shumë rreth Ismajlit. Ky i fundit pritet të jetë si titullar ndaj Turqisë në mbrëmjen e sotme, ndërsa vlerat e tij i ka dëshmuar thuajse gjithmonë kur i është dhënë besimi.

“Ismajli është karakter i fortë dhe punëtor. Nuk dorëzohet asnjëherë dhe ka potencial të madh. Të gjitha i ka arritur vetëm me punë. Ndaj Gjermanisë U-21 kur luajti me ne ka shkëlqyer. Unë e prisja lojën e mirë nga ai edhe pse nuk ishte titullar te Hajduku. Kjo pasi Ardiani është luftarak dhe ka kualitete.

Unë prandaj ia kam dhënë shiritin e kapitenit, sepse mund të motivoj lojtarët me luftën që bën në fushë. Menjëherë pas ndeshjeve me Gjermaninë, mbaj mend që te Hajduku ka pasur kritika që përse nuk aktivizohej si titullar Ismajli. Tani i besohet shumë te kroatët dhe është në formë të mirë. Madje titulli ka qënë kështu në mediat kroate më parë: “Ardiani ndal kampionin e botës, por te ne është në stol”.

Ardian Ismajli një “Lorik Cana” i së ardhmes? Edhe unë me këtë mendim jam, është realitet dhe e mundur”, ka thënë Prekazi. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top