You are here
Home > Kombëtarja > Ekskluzive/ Përplasja me Panuçin i përket së shkuarës, Abazaj: Ta shpërblej besimin!

Ekskluzive/ Përplasja me Panuçin i përket së shkuarës, Abazaj: Ta shpërblej besimin!

Kristal Abazaj ka marrë ftesën për të luajtur në dy ndeshjet e Shqipërisë për kualifikueset e Europianit. Një periudhë të vështirë kaloi ky futbollist te Anderlehti, duke mos fituar besimin e klubit belg për të luajtur në fushë.

Por te Osijeku historia ka ndryshuar, ndërsa rrjeta u gjet menjëherë që në debutim. Panuçi zgjodhi ta marrë këtë lojtar në Kombëtare, pasi në këto kohë sulmuesët që dëshirojnë të driblojnë dhe marrin iniciativa në krahë te kuqezinjtë, janë vërtet të pakët.

Disa kohë më parë, ka pasur edhe një konflikt pikërisht për mosgrumbullimin e Abazajt nga Panuçi, duke u shëmbyer edhe disa shkëndija me njëri-tjetrin. E gjitha kjo i përket së shkuarës, ndërsa Abazaj ka folur për “Shqiperia.ch”: “Të jemi të gjithë të bashkuar dhe të jap maksimumin për Kombëtaren. Dua të them se jam shumë i lumtur për rikthimin dhe tani dua të shpërblej gjithë besimin që më është dhënë te Kombëtarja”, ka thënë Abazaj pas grumbullimit në Kombëtare. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top