EKSKLUZIVE: Panuçi merr vendim për Xhakën!

Një reagim në Facebook nuk mund të ndryshojë një sjellje prej adoleshenti, ose edhe më keq… Sepse, nëse lë një shok në pritje për tre orë është krejt normale, pasi mund të mos jesh në humor (shkak edhe lënia jashtë nga Bazeli, në stol). Ai do ta kuptonte! Por, kur trajneri i kombëtares, i sapozgjedhur, udhëton në Zvicër dhe vjen në stadium enkas për ty, atëherë nuk mund të mos përgjigjesh në telefon dhe, aq më tepër, mund ta njoftosh se nuk je në gjendje të mirë psikologjike për të folur me të.

Kristian Panuçi, në karrierën e tij, është njohur për karakterin e tij të veçantë dhe të “skalitur” mes kampionëve dhe trajnervëe që kanë “punuar” me dorë të hekurt. Kështu, nuk mund të durojë sjelljet e pahijshme dhe mungesën e respektit. Burime të sigurta pranë “Sport Ekspres” bëjnë me dije se, për ndeshjet e radhës, ndaj Lihtenshtejnit dhe Maqedonise, Taulant Xhaka nuk do të grumbullohet, por rrezikon madje që të mbyllë vitin jashtë kombëtares, pra këto eliminatore të Botërorit 2018.

Irritimi – Kristian Panuçi kishte pyetur më parë edhe Xhani De Biazin në lidhje me Taulant Xhakën dhe atë që kishte ndodhur mes tyre, duke marrë përgjigjen që tashmë dimë të gjithë. Një komunim me mesazhe me mesfushorin dhe takimi në Bazel, duke e ndryshuar më pas në Zyrih. E ndërsa takoi edhe Burim Kukelin, në tokën zviceriane, Panuçi kishte misionin “Xhaka”.

Donte të kuptonte qëllimet e tij dhe se çfarë kishte ndër mend të bënte. Por, takimi nuk shkoi si duhej… Panuçi u irritua jashtë mase duke e pritur dhe, madje, kërkoi që më pas të largoheshin drejt hotelit, duke mos preferuar më që t’i dërgonte as edhe një mesazh.

Vendimi – Kristian Panuçi ka marrë vendim: Xhaka s’do të grumbullohet, të paktën për ndeshjen në vijim. E sigurt që ndaj Lihtenshtejnit nuk vjen, por rrezikon edhe në Maqedoni, me Spanjën e Italinë. Ka vetëm diçka që mund të ndërrojë “letrat në tavolinë”: një telefonatë mes lojtarit dhe trajnerit. Dhe, ai që duhet të telefonojë është vetë Xhaka, që ende s’dihet çfarë e ka shtyrë të refuzojë takimin me trajnerin e Shqipërisë…

/Sportekspres

About the author