You are here
Home > Kombëtarja U-21 > Ekskluzive/ Mustafa largohet nga Shqipëria: Zgjedhje zemre, më shumë shanse te Kosova

Ekskluzive/ Mustafa largohet nga Shqipëria: Zgjedhje zemre, më shumë shanse te Kosova

Valdrin Mustafa ka zgjedhur që të largohet nga Kombëtarja e Shqipërisë, për t’iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës. Sulmuesi që luan me ekipin e dytë të Hanoverit, ka luajtur me kuqezinjtë U-21 më parë.

“Shqiperia.ch” ka marrë një prononcim të shkurtër nga lojtari rreth arsyeve të këtij largimi, ndërsa shprehet se ishte një zgjedhje zemre dhe kjo erdhi pasi shanset te Kosova A janë më të mëdha.

“Jam i lumtur që isha pjesë e Kombëtares së Shqipërisë. Zemra ime e vendosi që të luaja për Kosovën. I kam shanset më të mira që të luaj te përfaqësuesja A”, ka thënë Mustafa. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top