You are here
Home > Kombëtarja > Ekskluzive/ Munishi thirrje Shqipërisë: Mos shikoni moshën e lojtarëve, nuk jemi Gjermania

Ekskluzive/ Munishi thirrje Shqipërisë: Mos shikoni moshën e lojtarëve, nuk jemi Gjermania

Shumë rezultate negative të marra rradhazi për kombëtaren shqiptare, që nuk po arrin të gjejë qetësinë e duhur dhe për t’i ofruar emocione pozitive tifozëve. Çfarë po shkon keq te Shqipëria? Kjo është një pyetje që ende nuk e gjen një përgjigje të saktë, ndërsa “Shqiperia.ch” ka sjellë gjatë këtyre ditëve intervista të shumta me personazhe të njohura të botës sportive shqiptare.

Së fundmi, kemi arritur të kontaktojmë me trajnerin e Vëllaznimit, Ismet Munishin. Ky i fundit është shprehur se kuqezinjtë duhet t’i thërrasin lojtarët më të mirë që kanë pavarësisht moshës, pasi nuk e kanë luksin e ndërrimit të gjeneratës.

“Duhet dikush ta kthej identitetin e lojës që kishim dikur, kur fazën e mbrojtjes e luanim shumë të disiplinuar si skuadër dhe me fantazinë më të madhe. Kemi qënë shumë të rrezikshëm në kundërsulme. Tashmë duhet të ftohen lojtarët që janë në formën më të mirë, pavarësisht moshës.

Ne nuk jemi Gjermania që të bëjmë ndërrim gjenerate, nuk e kemi atë luks. Profesorit tim Sulejman Mema i uroj suksese nga zemra te Shqipëria. Besoj shumë te profesori dhe Ervin Bulku. Panuçi ka pasur edhe gjëra të mira. I ka mbledhur lojtarët dhe tashmë e kemi pasqyrën e qartë se kush mund të japi”, ka thënë Munishi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top