You are here
Home > Kombëtarja > Ekskluzive/ La Belgjikën për Shqipërinë, Sula: Vendosi edhe familja, mësoj nga Bushi dhe Salihi

Ekskluzive/ La Belgjikën për Shqipërinë, Sula: Vendosi edhe familja, mësoj nga Bushi dhe Salihi

Din Sula është futbollisti që meriton gjithë vëmendjen nga Shqipëria U-21 e drejtuar nga Alban Bushi. Sulmuesi shqiptar u largua nga të rinjtë e Belgjikës për t’iu bashkuar kuqezinjve, ndërsa së fundmi asistoi me vetëm 5 minuta loje në rikthimin me skuadrën e Waaslan Beveren. Bëhet fjalë për elitën e futbollit belg, atje ku Sula do të shkëlqej në të ardhmen falë aftësive që zotëron.

Aktualisht ky futbollist po stërvitet me trajnerin Reja në “Tropikal”, për t’iu bashkuar më pas Shpresave. “Shqiperia.ch” ka zhvilluar një intervistë nga qendra stërvitore me lojtarin, për të marrë disa vlerësime prej tij:

Vetëm pak kohë më parë ka ardhur rikthimi i madh me Waasland, duke dhënë asist në ato pak minuta që kishe në dispozicion. Emocioni i parë i marrë nga ndeshja?

Faktikisht unë i kam luajtur minutat e para me Waasland në gusht, me trajnerin Yannick Ferera. Një ditë pas ndeshjes jam lënduar në gju dhe isha për 5 muaj jashtë. Të premten kam qënë sërish në fushë për herë të parë dhe ishte shumë e rëndësishme për mua. Sidomos me dhënien e asistit jam gëzuar së tepërmi.

Pak hapësira të dhëna nga trajneri në Belgjikë, me ndeshjen e fundit që e dëshmoi gabimin e bërë ndaj teje. Cili ishte komenti i tij pas ndeshjes?

Trajneri i ri erdhi në fund të vitit 2018 dhe nuk më ka dhënë mundësinë e duhur për të luajtur në ekipin e parë. Shpresoj se me këtë asist dhe performancat që kam treguar në stërvitje, por edhe takimet me Kombëtaren, mund të luaj edhe më shumë. Them se e meritoj dhe do e tregoj duke zhvilluar ndeshje të mira, për të finalizuar në rrjetën e kundërshtarëve. Pas asaj ndeshje nuk kam pasur mundësi të flas me trajnerin.

Për të kaluar te Kombëtarja. Kënaqësia dhe emocioni që të jep, a rëndon këtu më shumë fanella?

Unë jam shumë krenar të luajë për Shqipërinë. Të veshësh fanellën kuqezi, mua më jep forcë dhe motivon më shumë.

Më parë ke luajtur edhe për të rinjtë e Belgjikës. Sa ndikoi familja në zgjedhje?

Të përfaqësoj këtë Kombëtare është krenari e jashtëzakonshme. Familja ka pasur shumë qef që unë të zgjedh kuqezinjtë, mirëpo kjo ishte edhe dëshira ime.

Sulmuesi model për ty brenda Kombëtares?

Ka shumë sulmues të fortë në Kombëtaren tonë. Trajneri i U-21,Bushi, ka qënë lojtar i madh dhe dua të mësoj shumë prej tij. Fola edhe me trajnerin Hamdi Salihi dhe e kam dëgjuar me shumë vëmendje. Do të mësoj sa më shumë prej tyre. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top