You are here
Home > Futboll Bota > Ekskluzive/ Jo vetëm Loshi, në Holandë thërret Shqipërinë edhe kapiteni i Rodës

Ekskluzive/ Jo vetëm Loshi, në Holandë thërret Shqipërinë edhe kapiteni i Rodës

Skënder Loshi është lojtari shqiptar më i përmendur sa i përket kampionatit holandez, atje ku shqiptarët janë disi më të pakët. Futbollisti është marrë së fundmi nga ekipi i parë i Nac Bredës, ndërsa “Shqiperia.ch” siguron se debutimi i tij në “Eredivisie” do të jetë vetëm çështje kohe.

Një tjetër futbollist që duhet vëzhguar më vëmendje në Holandë, është edhe Mikel Nuhaj. I biri i Taulantit, ish-futbollist i Apolonisë, është duke shkëlqyer me të rinjtë e Rodës. Me shiritin e kapitenit prej 3 vitesh me grupmoshat e Rodës, Nuhaj është një futbollist për t’u marrë në konsideratë.

Mbrojtësi i qendrës më së shumti luan me U-17 dhe U-19 e holandezve, por gjithashtu ka luajtur edhe 4 takime me U-21 e Rodës. Flasim për një lojtar me mjaft vlera, që si avantazh ka që mund të luajë në nivel mbi mesatare me të dyja këmbët. Shiriti i kapitenit i tregon më së miri vlerat që ai mbart, ndërsa dëshira më e madhe e futbollistit 16-vjeçar është që t’i bashkohet sa më shpejt të jetë e mundur grupmoshave të Shqipërisë. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top