EKSKLUZIVE/ Intervistë me talentin shqiptar Marash Kumbulla…

Emrin e tij e dëgjuam të marr jehonë në merkaton e verës. Hellas Verona e  sapo ngjitur zyrtarisht në Seria A po kryente një transferim surprizë brenda ekipit. Bëhej fjalë pikërisht për qendërmbrojtësin e Primavera, Marash(Max) Kumbulla i cili firmosi një kontratë zyrtare për tre sezone rresht. Vetëm 17-vjeçar por  i riu shqiptar hodhi hapin më të rendësishëm në karrierën e tij duke u bërë pjesë e skuadrës. Kështu ai u bë ndër të paktët lojtarë të moshave që marrin ftesë zyrtare nga ekipi i parë duke shënuar një arritje vërtet të merituar. Mbi rrugëtimin e tij futbollistik dhe pritshmëritë në të arrdhmen e tij, ne patëm kënaqësinë që me Marashin të zhvillojmë një intervist ekskulzive. 

1-Si ka nisur karriera juaj futbollistike?

M.Kumbulla:“Hapat e parë të futbollit i fillova  në moshën 5-vjeçare në Peschira del Garda(Veronë), pikërisht aty ku kam lindur. Pas 4 vitesh trajnim zgjidhem nga drejtuesit e Hellas Verona për të qenë pjesë e ekipeve të tyre zinxhirë. Që nga ajo kohë jam lojtar i këtij ekipi prej  8 sezonesh”.

2-Cilat kanë qenë vështirësit tuaja të para gjatë angazhimit në futboll?

M.Kumbulla:“Nuk mund të them se kam pasur ndonjë vështirësi të madhe. Angazhimi im ka qenë gjithmonë në maksimum. Ndaj jam përshtatur lehtësisht në fushë”.

3-Në sezonin 2015/2016 rregjistroni 21 ndeshje me “Primavera Hellas Verona” duke arritur të shënoni  edhe 2 gola. Si jeni ndier për këtë paraqitje?

M.Kumbulla:“Jam ndier  shumë i lumtur,madje aq më tepër që arritëm të shkonim në play-off pas disa vitesh. Jam ndier krenar që shënova 2 gola edhe për faktin se isha dy vite më I vogël se shokët e skuadrës”.

4-Puna juaj u shpërblye këtë vit duke firmosur një kontrat deri në vitin 2020 me elipin e parë. Sa e rendësishme për ju duke pasur parasysh edhe moshën që keni?

M.Kumbulla:“Kontrata më dha akoma më shumë entuziazëm që të vazhdojë përpra. Është shumë e rendësishme për mua pasi kërkoj nga vetja gjithmonë angazhim maksimalë”.

5-Kur ju ka ardhur ftesa për herë të parë nga kombëtarja Shqipëri U19 dhe si keni reaguar në ato momente?

M.Kumbulla:“Ftesa më ka ardhur në Gusht të këtij viti për të luajtur dy ndeshje miqësore kundër Gjeorgjisë. Edhe pse nuk ishte rasti i parë që luaja për Shqipërinë, pasi aktivizohesha me U15, jam ndier krenar dhe ishte një emocion i veçantë”.

(Marash Kumbulla me fanellën numër 2)

6- E keni gjetur mbështetjen e nevojshme tek kombëtarja nga trajneri dhe shokët ?

M.Kumbulla:“Tek kombëtarja kam gjetur mbështetje të plotë si nga ana e trajnerit Erjon Bogdani por edhe grupit. Jam shumë i kënaqur që përfaqsojë kombëtaren Kuq e Zi”.

7-Duke parë se disa djem të rinjë nga grupmoshat e kombëtares janë grumbulluar edhe nga tekniku Panuçi, mendoni se do të jetë e afërt dita kur edhe jut ë bëhemi pjesë e kombëtares së madhe?

M.Kumbulla:“Nuk e di se do të jetë e afërt apo jo por unë do të punojë për ta arritur këtë gjë”.

8-Cilat janë pritshmërit tuaja Marash për sezonet e ardhëshme?

M.Kumbulla:“Dëshirja ime është pjesmarrja në Seria A dhe thirrja e Alban Bushit në kombëtaren U21”.

9-Çfarë mesazhi mund të jepni në fund për tifozerinë që ju ndjek?

M.Kumbulla:“Shpresoj që përfaqësuesja jonë të arrij kualifikimin në EURO2020 siç bëri De Biasi me djemt e kombëtares. I uroj Panuçit shumë suksese dhe fat për këtë qëllim. Një përshëndetje nga ana ime për të gjithë tifozat Kuq e Zi. Forca Shqipëria”.
Përgatiti: Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

About the author