You are here
Home > Futboll Bota > Ekskluzive/ I vetmi në Serbi, Xhemaili: Më ndihmoi Bushi, më merrnin çdo ditë drejtuesit serbë

Ekskluzive/ I vetmi në Serbi, Xhemaili: Më ndihmoi Bushi, më merrnin çdo ditë drejtuesit serbë

Faton Xhemaili ishte futbollisti i vetëm shqiptar që aktivizohej në Serbi, me klubin e Radnikut. Më së shumti pjesë e kësaj skuadre, pasi rastet kur futbollisti shqiptar do të gjendej në fushë, ishin vërtet të pakëta.

Tashmë kjo është një histori e shkuar, sepse mbrojtësi ka vendosur t’i bashkohet ekipit të Kukësit. Ajo zgjedhje e Alban Bushit për të marrë te Shpresat, e ka ndihmuar jo pak këtë futbollist, që e pranon edhe vetë në një prononcim ekskluziv për “Shqiperia.ch”.

Futbollisti në fjalë shprehet se ka marrë telefonata çdo ditë nga drejtuesit e klubit serb, që kërkuan me ngulm qëndrimin e tij, pavarësisht se zgjedhja për të ardhur në Shqipëri ishte përfundimtare.

“Pasi u bëra pjesë e Shpresave të Shqipërisë, ku më grumbulloi Alban Bushi, më njohën shumë ekipe shqiptare. Prisja ftesë nga Superiorja dhe më erdhi nga një ekip cilësor, siç është Kukësi. Në Serbi unë aktivizohesha shumë pak. Megjithatë, drejtuesit e klubit të Radnikut, më merrnin çdo ditë në telefon për të qëndruar, sepse po më llogarisnin për këtë sezon. Zgjedhja ime ishte e qartë, për t’u bashkuar me Kukësin. Tashmë do të punojë fort që të vesh sërish fanellën e Kombëtares”, u shpreh Xhemaili. /Rexhino Begolli- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top