You are here
Home > Futboll Bota > Ekskluzive/ I motivuar nga “300 spartanët”, Daku i qartë: Kosovë apo Shqipëri? Sakrificat e shqiptarëve

Ekskluzive/ I motivuar nga “300 spartanët”, Daku i qartë: Kosovë apo Shqipëri? Sakrificat e shqiptarëve

Mirlind Daku është një prej talenteve shqiptarë që ka hedhur një hap të madh, për t’iu bashkuar arenës europiane. Te Llapi sulmuesi kishte gjithë vëmendjen e specialistëve të futbollit, pasi kishte bindur me golat dhe nivelin e treguar.

Menjëherë u mor nga Osijeku në Kroaci, ndërsa aktualisht ndodhet në ekipin e dytë. Nuk po kalon formën e tij më të mirë të mundshme, megjithatë kjo nuk përbën problem. Vetëm çështje kohe do të jetë dhe gjithë talenti që zotëron ky djalosh, do të dalë sërish në pah.

Në një intervistë të veçantë për “Shqiperia.ch”, lojtari i lindur në Gjilan dhe i frymëzuar nga “300 spartanët”, flet edhe për zgjedhjen e Kombëtares.

Si po shkon aventura në Kroaci? Nuk po shkon mirë, por shpresoj se do vijë në vete me kalimin e kohës.

Sa të vështirë e ka një shqiptar të përshtatet në atë vend? Nuk e kemi edhe shumë te lehtë, gjithsesi duhet pak kohë për gjithçka.

Nëse karrierën tënde e përshkruajm me një film, kush do të ishte? “300 spartanët”, për shkak të këmbëngulësis së mbretit Leonida, vetëm për të arritur atë që do.

Po kënga jote e preferuar? “Kill ‘em with success”.

E quan veten një patriot të flakët? Jam i tillë sepse kontribuoj për shtetin tim dhe djerdh djers për të. Mendoj se çdokush që e bën këtë gjë, është patriot.

Çfarë do të bëje për atdheun? Nëse më jepej shkopi magjik, do të ishim të parët në sport dhe gjithë sferat e tjera.

Kroacia të telefonon në këtë moment për në Kombëtare. E pranon? Nëse mbërrihej deri aty, do të më kishte ardhur ftesa e Kosovës ose Shqipërisë. Jam për shtetin tim.

Sulme të pazakonta për shqiptarët e Kosovës që zgjedhin Shqipërinë. Si i quan? Zgjedhje personale e lojtarëve, nuk është e keqe. Jemi me fat që kemi dy Kombëtare dhe mund të përfaqësojmë popullin tonë shqiptarë.

Po ti mund ta zgjedhësh Shqipërinë? Për mua Kosova dhe Shqipëria është një. Tani dua formën maksimale nga vetja dhe të bëj paraqitje me U-21 e Kosovës. Sa i përket ftesës, cilado të jetë prej tyre, do të përfaqësojë historinë dhe sakrificat e shqiptarëve.

Ku gjendet për pjesën më të madhe të kohës Mirlindi? Në stërvitje padyshim duke u përgatitur për të ardhmen time, nëse nuk ndodhem duke u qetësuar në apartament.

Çfarë të pëlqen më shumë te shqiptarët? Grinta për të arritur suksesin.

Po e keqja? Kemi të meta si popull, por jo ndonjë e veçantë.

Ku mund të shohim në të ardhmen? Në një klub të madh europian për të përfaqësuar shqiptarët, të paktën këtë dëshiroj. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top