You are here
Home > Futboll Bota > Ekskluzive/ Hamdiu e pranon: Alban Bushi foli me babain tim, në bisedime për Shqipërinë U-21

Ekskluzive/ Hamdiu e pranon: Alban Bushi foli me babain tim, në bisedime për Shqipërinë U-21

“Shqiperia.ch” ka shpërndarë në mënyrë ekskluzive gjatë ditës së djeshme lajmin se trajneri i U-21 tonë, Alban Bushi, udhëtoi në Zvicër për të parë ekipin e Winterthurit në stadium. I gjithë qëllimi i këtij udhëtimi ishte piketimi i mbrojtësit të zviceranëve, Valon Hamdiu.

Lojtari 20-vjeçar ka lindur në trevën shqiptare të Maqedonisë, ndërsa shihet si një potencial i duhur, për të përforcuar edhe më shumë aspektin e qendrës së mbrojtjes. “Shqiperia.ch” ka kontaktuar menjëherë me futbollistin, për të marrë më tepër informacione rreth vëzhgimit të Bushit. Gjithsesi Hamdiu ishte paksa i rezervuar, por ka pranuar faktin se trajneri shqiptar ka biseduar me babain e tij, që të vijë me Shqipërinë U-21.

“Po është e vërtetë, ne jemi në bisedime për Kombëtaren U-21 të Shqipërisë. Më shumë për momentin nuk mund të them. Këto bisedime më të detajuara ishin nga babai im me trajnerin Alban Bushi, pasi unë isha i impenjuar në fushë me ekipin e Winterthur”, ka thënë Hamdiu. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top