You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ekskluzive/ “Gladiatori” Mici: Tifozi i Vardarit kërkoi të hynte në fushë, e ftova pranë nesh

Ekskluzive/ “Gladiatori” Mici: Tifozi i Vardarit kërkoi të hynte në fushë, e ftova pranë nesh

Një derbi që nuk mund të përfundonte kurrsesi si një ndeshje normale, Vardari-Shkëndija ka gjithmonë gjithçka. E rëndësishme është fakti se edhe këtë herë, ishte ekipi shqiptar i Tetovës që doli fitues nga kjo përballje, duke dërguar kokëulur në shtëpi lojtarët dhe tifozët e Vardarit.

Këta të fundit kënduan për 90 minuta për vdekjen e shqiptarëve, ndërsa morrën ndëshkimin e merituar. Në atë fitore me rezultatin 0-2, goli i qetësisë dhe i dytë i Shkendijës, erdhi nga Ibrahimi që zgjodhi të festonte me stafin dhe gjithë skuadrën. Në atë momente, një tifoz i Vardarit është ngjitur te muri, duke kërkuar të hyjë në fushë dhe duke hedhur sende drejt lojtarëve të Shkëndijës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i klubit shqiptar nga Tetova, që jo vetëm që nuk janë frikësuar në atë rast, por e kanë ftuar tifozin në fjalë të futet në fushë. Këtu duhet të mos lëmë pa përmendur Gledi Micin, i cili ishte njeriu më gjaknxehtë në atë moment, duke e kërkuar tifozin maqedonas që të zbriste në fushën e blertë. Në një intervistë për “Shqiperia.ch”, “gladiatori” Mici ka folur edhe për këtë incident.

Çfarë ndryshimesh vihen re menjëherë, nga kalimi juaj te Shkëndija, ndërsa më parë ishit pjesë e Skënderbeut?

Flasim për dy ekipe të cilat janë kampione në kampionatet respektive dhe gjenden në nivele europiane. Ndryshimet mes tyre janë shumë të vogla.

Gjithmonë në klube shqiptare dhe me eksperiencën e re, flitet për të njëjtën histori. Cilët kanë qenë futbollistët e parë që të kanë afruar, për ta bërë më të lehtë ambientimin?

Kur erdha në fillim njihja Eminin, pasi kemi luajtur bashkë edhe te Kukësi. Megjithatë, te Shkëndija janë të gjithë futbollistët fantastik. Ata ma kanë bërë shumë të thjeshtë ambjentimin në këtë ekip.

Emocionet e një derbi të fituar ndaj Vardarit si kjo e sotmja, më kë do i krahasonit?

Ai takim ishte vërtet shumë emocionues. Për mua ishte si të luaja në një takim në grupet e “Europa League”. Stadiumi ishte i tejmbushur nga spektatorët dhe loja ishte e luftuar.

Gjatë 90 minutave në takimin në derbin e luajtur, ka pasur fyerje ndaj shqiptarëve. Sa u ka tensionuar dhe iu vënë nën presion e gjitha kjo?

Faktikisht, ato thirrje na motivuan më shumë sesa na penalizuan. Megjithatë ne kemi qenë shumë gjakftohtë, pasi primare ishte rezultati dhe ne jemi lojtarë profesionist.

Një moment i cili është diskutuar gjerësisht, ishte edhe ai i golit të dytë. Çfarë ndodhi më saktësisht në momentin që keni ftuar tifozin e revoltuar të Vardarit, që të futej në fushë?

Teksa të gjithë po festonim, një tifoz i tyre ka hedhur sende në drejtimin tonë dhe është ngjitur lart te muri. Meqënëse erdhi deri në gjysmën e rrugës, unë thjesht e ftova të vinte deri në fund. Megjithatë, e kemi mendjen vetëm te futbolli në fushë.

Cilat janë objektivat që i keni vendosur vetes dhe deri ku synon të arrish me Shkëndijën?

Kryesore për ne është titulli kampion. Më pas do të synojmë edhe grupet e “Europa League”. Me qetësi dhe punë, është gjithçka e mundur.

Për tifozat e Shkëndijës je shndërruar në pak kohë, në një idhull. Çfarë i premtojmë atyre në këto kohë?

Për ta kam vetëm një thirrje, që të jeni sa më të shumtë në stadium dhe të na japin zemër. Në këtë mënyrë na lehtësojnë punën, ndërsa ne mund t’i premtojmë se do japim shpirtin për ngjyrat kuqezi./Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top